INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ja rrugët që bllokohen nesër, mësoni nga duhet të kaloni

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ja rrugët që bllokohen nesër, mësoni nga duhet të kaloni

Publikuar më: 20:39 11-06-2018

Nga mëngjesi i sotëm, autostrada Tiranë-Durrës është mbyllur në disa segmente, për shkak të rikostruksionit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi për punimet në autostradë, duke sqaruar se duhet ndërhyrje emergjente për shkak se rruga është shndërruar në rrezik për qytetarët. Dhe ARRSH njoftoi edhe devijimin e lëvizjes së automjeteve, deri në fillim të korrikut.

Ndërkohë që nëpërmjet një njoftimi për mediat Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë një ftuar se nesër në orën 6:00 do të fillojë faza e dyte e punimeve në segmentin Vore - Maminas në drejtimin Tiranë - Durres.  

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë Rrugore është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

VORË – MAMINAS

Devijimi i trafikut ne drejtimin Tirane - Durres fillon ne oren 06:00 date 12.06.2018

Levizja e automjeteve ne drejtimin Tirane – Durres do te devijohet tek karburant Kastrati ne Vore ne rrugen dytesore Vore – Marikaj – Maminas (te nenkalimi I dyte i Vores)

Automjetet mund te perdorin serish autostraden nga Maminasi ne drejtim te Durresit te mbikalimi i Maminasit.

Levizja e mjeteve te tonazhit te rende te cilat levizin nga Veriu ne drejtim te Jugut, do te devijohen ne Fushe Kruje ne drejtim te Kamzes duke shfrytezuar rruget alternative Tirane – Unaza e re –     Kombinat – Ndroq – Durres ose Tirane – Unaza e re – Elbasan – Rrogozhine. 

Drejtimi nga Durresi per ne Tirane eshte i hapur per levizjen e automjeteve.

Dalja per automjetet te mbikalimit ne Marikaj per ne rrugen dytesore do te jete i bllokuar.  

Dalja te mbikalimi I Vores ne drejtim te Veriut do te jete e mbyllur per mjetet e renda qe levizin ne drejtimin nga Durresi drejt veriut. Keto mjete do te shfrytezojne mbikalimin te Casa Italia ne drejtim te Kamzes dhe ne vijim.

Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.​

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vore - Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

Article Logic
Execution time: 0.0031130313873291