Radhë të gjata automjetesh janë shënuar në hyrje të Shqipërisë. Punimet që po kryhen në Doganën e re Morinë kanë sjellën orë pritjeje për udhëtarët, madje radha ka arritur deri në thellësi të Vërnicës.
Vështirësinë në qarkullim e shkaktojnë kryesisht kamionët, ndërsa situatë kaotike u shënua edhe në parkimin e doganës.
Udhëtarët thanë se priten deri mbi një orë për të kaluar kufirin, pavarësisht se në pikat e kalimit kufitar punohet me 5 sportele.
Shqiptarët e Kosovës u është dashur të presin deri në përmirësimin e situatës ku në funksion u vu kapacitet i mjaftueshëm sportelesh për përpunimin e dokumentacionit.
Në këtë sezon nis shtimi i fluksit të emigrantëve që vijnë në Shqipëri sidomos gjatë fundjavave.