INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punimet në Tiranë-Durrës, ARRSH: Shtyhet afati i parashikuar, shkaku…

Punimet në Tiranë-Durrës, ARRSH: Shtyhet afati i parashikuar, shkaku…

Publikuar më: 16:37 26-06-2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se grafiku i punimeve për fazën e pestë të rehabilitimit të segmentit rrugor Durrës- Tiranë nuk mund të arrihet sipas parashikimit të dhënë, për shkak të reshjeve të shiut.

Gjatë kësaj të marte kanë përfunduar edhe punimet në segmentin Ura e Dajlanit-Shkozet

Ditën e nesërme në orën 05:30 do të vazhdojnë punimet me ndërhyrjen në segmentin Shkozet-Sukth dhe do të devijohet trafiku në Shkozet.

Aksi Tiranë-Durrës është i përfunduar dhe i hapur në vijimësi. Tashmë do punohet në aksin në kthim Durrës-Tiranë

Në autostradë është punuar gjatë javës ndërsa në fundjavë ka qenë e hapur për shkak të fluksit drejt Durrësit.

ARRSH deklaroi se në fillim të korrikut do të përfundojnë punimet, por mbetet për t’u parë nëse premtimi do të arrihet, pasi reshjet e shiut shtynë punimet.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719