INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punimet për sheshin

Punimet për sheshin "Skënderbej", ja si do të devijohet trafiku i automjeteve

Publikuar më: 17:26 28-10-2016

Bashkia e Tiranës po vijon punën për zbatimin e projektit të sheshit “Skënderbej”, dhe duke filluar nga dita e nesërme, për shkak të punimeve, do të devijohet trafiku i automjeteve.

Sipas Bashkisë do të devijohet qarkullimi: “Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transportit urban në sheshin ‘Skënderbej’ pjesa lindore në rrugën ‘e Dibrës’, drejtimi lëvizjes lindje-perëndim, do të devijohet vetëm djathtas në kryqëzimin me Bulevardin ‘Zogu I”.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me OSHEE-në, po punojnë për zhvendosjen e nënstacionit elektrik, i cili do t’i hapë rrugën ndërtimit të Unazës së Vogël, çka më pas do të sillte edhe një qarkullim më të lehtësuar të automjeteve në qendër të Tiranës. Punimet për realizimin e projektit të Sheshit “Skënderbej” pritet të përfundojnë në verën e vitit 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0033679008483887