INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Punojmë më shumë orë se europianët, po çuditërisht jemi më pak produktivë [VIDEO]

Publikuar më: 10:36 22-05-2017

Shqiptarët punojnë më shumë se 40 orë në javë, por produktiviteti është i ulët. E krahasuara me mestaren e vendeve të BE, jemi më keq, pasi mesataria euriopiane është 36 orë pune në javë. Ndërsa një punonjës shqiptar mesatarisht në 2016 punoi gati 43 orë në javë pra 7 orë më shumë se mesataria e BE.
Për vendet e BE-së, kjo tendencë shpjegohet kryesisht me faktin që më shumë punonjës po punojnë me kohë të pjesshme dhe më pak po punojnë me orë të zgjatura, një tendencë që është e njëjtë si për meshkujt dhe për femrat. Kurse në Shqipëri 70% e meshkujve dhe 61% e femrave punojnë me orë të zgjatura. Sipas Komisionit Europian tregojnë se përqindja e meshkujve europianë, që punojnë më shumë se 40 orë është 31% dhe ajo e femrave shumë më e ulët, vetëm 15%.
Në Europë, shteti që ka orët më të gjata të punës është Turqia, me gati 50 orë në javë kryesisht për meshkujt. Edhe vendet e Ballkanit nuk mbeten pas. Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia dhe Shqipëria raportojnë më shumë se 40 orë pune në javë.  Gjithësesi e çuditshme është se këto janë dhe shtetet me produktivitetin më të ulët, përfshi dhe vendin tonë, pasi vijojnë të kenë të ardhura shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian.

Ndiqni lajmet në IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766