INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punojnë jashtë për të ushqyer të afërmit në Shqipëri! Ja sa para kanë dërguan emigrantët

Punojnë jashtë për të ushqyer të afërmit në Shqipëri! Ja sa para kanë dërguan emigrantët

Publikuar më: 09:26 11-06-2019

Një nga mënyrat se si shqiptarët ushqehen është dhe përmes parave që ju dërgojnë të afërmit e tyre nga emigracioni. Po duket se dhe emigrantët nuk kanë rritur shumë mirëqenien e tyre në këto dy vjet, pasi kanë dërguar edhe këtë vit të njëjtën shumë parash si vjet. Mësohet se emigrantët në 3 muajt e parë të vitit kanë sjellë pranë të afërmve të tyre në Shqipëri 150 milionë euro, shumë kjo që është pothuajse e barabartë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithësesi sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave ky është niveli më i lartë i remitancave që prej 2012-tës.
Në vitin 2018, të ardhurat nga emigrantët arritën në 670 milionë euro, duke u rritur me 5.3% në krahasim me 2017.
Ky është niveli më i lartë që nga viti 2012, teksa një vit më pas në 2013, prurjet e emigrantëve arritën në nivelin më të ulët që pas viteve ’90, duke zbritur në 545 milionë euro. Rënia e tyre ishte e pritshme, pas maturimi të ciklit të emigracionit, ku individët që kanë ikur në vitet 1990-2000, krijuan familjet e tyre dhe filluan të shkëpusin lidhjet me vendin dhe të afërmit. Por, pas vitit 2013, prurjet e emigrantëve filluan të rriten sërish, për të mbritur në 2018-n, ku rritja në vlerë absolute ishte rreth 34 milionë euro, më e larta e gjashtë viteve të fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547