INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punojnë për të siguruar jetesën, 50 mijë fëmijë braktisin procesin mësimor

Punojnë për të siguruar jetesën, 50 mijë fëmijë braktisin procesin mësimor

Publikuar më: 09:08 30-04-2018

Rreth 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit të detyrueshëm në Shqipëri janë të detyruar të punojnë për të siguruar jetesën e tyre. Sipas një studimi të Koalicionit për arsimin në Shqipëri, rezulton se 20.14 % e fëmijëve në moshë shkollore jetojnë në varfëri duke u përballur me vështirësi për të siguruar nevojat bazike për të jetuar.

Mungesa e investimit tek fëmijët rrezikon që një numër i konsiderueshëm i tyre të ngelen jashtë dyerve të shkollës. Koalicioni për Arsimin në Shqipëri ka kwrkuar më shumë vëmendje dhe rritje të shpenzimit vjetor për nxënës, i cili ka qenë në nivelin më të lartë në vitin 2015, ku Qeveria shpenzoi rreth 62 mijë lek në vit.

Ndërkohë në vitet 2017 dhe 2018 shënojnë rënie të shpenzimeve për nxënës në 55 mijë lekë. Pamundësitë ekonomike i detyrojnë këta fëmijë për të braktisur shkollën pasi ju duhet të kryejnë punë nga më të ndryshmet. Sipas koalicionit për Arsimin në vendin tonë, rritja e investimit në çdo fëmijë do të ndihmonte në formimin e tij dhe brenda vitit 2030 çdo fëmijë që do të përfundonte arsimin e mesëm apo të lartë, kontributi i tij apo i saj do të gjenerojë të ardhura për frymë me një rritje në masën 75%.Kjo do ndikonte edhe në rritjen ekonomike.

Sipas shifrave të publikuara nga ky studim, rezulton se vitet e fundit vetëm 44% e fëmijëve arrijnë të  konsumojnë vaktin ushqimor të mëngjesit  gjatë javës,  ndërsa 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara  të grup moshës 7-18 vjeç nuk shkojnë në shkollë. Referuar treguesve të buxhetit të shtetit, fondet për arsimin kanë pësuar rënie dhe vetëm 3.39% e PBB i shkon arsimit. Kjo shifër është ndër më të ulëtat në krahasim me 4.6% e vendeve të Evropës Lindore dhe 5% e PBB e shpenzimeve të vendeve të Bashkimit Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881