Ndodh shumë herë që për shkak se punën nuk e përmbyllim brenda orarit zyrtar. Për pasojë puna të teklaojë 8 orët. Por kjo sipas studiuesve ka ndikim negative tek shëndeti dhe shfaq herë pas here edhe shenja lodhje. Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Australisë Jugore ka zbuluar diçka mbase jo shumë surprizuese për një pjesë të madhe të njerëzve.
Studimi vjen pas anketimit të 230 punonjësve gjatë dy viteve. Përgjigjet e tyre treguan se kryerja e aktiviteteve të lidhura me punën jashtë orarit sjell stres, gjumë të keq dhe probleme emocionale. Ndërkohë, zgjidhja më e mirë për një gjumë të rehatshëm është gatimi, kalimi i kohës me familjen dhe kryerja e disa punëve shtëpiake.