INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Punoni ulur me orë? Do plakeni më shpejt se të tjerët [Video]

Publikuar më: 17:37 19-01-2017

Qëndrimi për orë të tëra ulur është vërtetuar se shkakton disa dëmtime tek njeriu. Por tashmë vjen një studim alarmues. Te gratë që kalojnë me shumë se 10 orë duke qëndruar ulur përshpejtohet procesi i plakjes. Sipas studimit, mosha biologjike e tyre bëhet tetë vjet më e vjetër sesa është realisht. Studiuesit të cilët kanë gjurmuar lëvizjet e 1.481 grave mbi moshën 64 vjeç, gjetën një lidhje të fortë mes mënyrës së jetesës duke qëndruar ulur dhe plakjes së parakohshme të qelizave në trup. Ky proces është i njohur për rritjen e rrezikut të kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Vetëm gjysmë ore ushtrime të moderuara - të tilla si ecje të shpejtë, kopshtaria ose çiklizmi janë të mjaftueshme për të ndrequr dëmin e një ditë gjatë së cilës ke qëndruar ulur. Ekspertët thonë se rezultatet e studimit duhet të shërbejnë si një thirrje për zgjim, për të gjitha njerëzit të cilët kalojnë orë të tëra ulur e pa lëvizur. Rrezik të veçantë për t’u plakur para kohe kanë punonjësit e zyrës, të cilët kalojnë një mesatare prej 75 për qind të kohës së tyre të punës ulur në frontin e një ekran kompjuteri.

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389