Rreth 100 punonjës të Alpha Bank Albania u angazhuan në pastrimin e Kalasë së Bashtovës, nga bimësia e keqe e cila e bënte të pamundur eksplorimin nga afër të mureve të kalasë.
Ky organizim u mbajt për të 9 vit radhazi në kuadër të "Dita e Vullnetarizmit".
Kjo nuk është hera e parë që Alpha Bank Albania e cila operon prej 19 vites, që të ndërmarr nisma në kuadër të përgjegjësisë sociale
Alpha Bank ka mbështetur gjithmonë në mënyrë aktive projekte të ndryshme që kanë një impakt të madh në shoqëri, kushtet e jetesës dhe standardet, shëndetësinë, edukimin, mjedisin, parqet publike, artin, kulturën, katastrofat natyrore etj.
Kalaja e Bashtovës mbart vlera të rëndësishme historike dhe kulturore. E ndërtuar në shekullin e XV, kjo kala ka shërbyer për shkëmbime tregtare me Venedikun. Vlen të përmendet se trajta katërkëndore e saj, si dhe pozicionimi i ndërtimit në terren fushor, janë ndër karakteristikat që e bëjnë të veçantë Kalanë e Bashtovës në të gjithë rajonin e Ballkanit. Aktualisht, kjo kala ka statusin e mbrojtur “Monument Kulture e Kategorisë së Parë”.