INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punonjësit e Hekurudhës dalin në protestë:

Punonjësit e Hekurudhës dalin në protestë: "Na rrisni pagat!"

Publikuar më: 11:08 19-04-2017

Punonjësit e Hekurudhës së Durrësit po protestojnë para Ministrisë së Financave për rritje pagash.
Punonjësit shprehen se ata janë i vetmi sektor që s'kanë përfituar rritje pagash.
“Nga rritja e pagave vetëm sektori ynë nuk u prek. Kërkojmë kategorizim të pagave sipas specialiteteve. Ka ende punonjës që marrin 180 mijë lekë. Kemi mbështetjen e ministrisë së Transporteve. Nëse nuk na japin zgjidhje pezullojmë punën pa afat”- janë shprehur punonjësit e hekurudhës.

Pasi kanë protestuar për një kohë të gjatë në Durrës dhe nuk u janë plotësuar kërkesat, punonjësit e hekurudhës në qytetin bregdetar i janë drejtuar sot Tiranës për të vijuar protestat, pasi kërkojnë ringritjen e hekurudhës dhe rritje pagash.

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107