Të gjithë punonjësit e industrisë së naftës iu jepet mundësia që të aplikojnë pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për të marr statusin e Naftëtarit.
Falë këtij statusi ata do të përfitojnë një rritje rroge me 50% një rritje pensioni në varësi të viteve të punës dhe një ulje të moshës së pensionit me 5 vite, për burrat do jetë mosha 60 vjeç dhe gratë 55 vjeç.
Kategoritë dhe dokumentacioni i nevojshëm janë publike në faqen zyrtare të ministrisë. Megjithatë kjo e fundit pret një proces kompleks për shkak se përfshin ish-punonjës të ndërmarrjeve që mund të jenë privatizuar ose nuk ekzistojnë më.
Për këtë arsye, ligji nuk përcakton afate, duke e lënë të hapur mundësinë e përfitimit të statusit për të gjithë naftëtarët.