Një udhëtim familjar në kopshtin zoologjik nw Cincinnati nuk shkoi ashtu siç pritej për një familje, ku djali i tyre 4 vjeçar rrezikoi jetën pasi u tërhoq nga gorilla që tentoi ta merrte në habitatin e saj.
Fëmija kishte kaluar gardhin mbrojtës duke rënë nga 3 metra në një kanal me ujë në të cilin ndodhej gorilla 17 vjeçare prej 200 kg. Turistët e pranishëm kanë filmuar momentin kur fëmija tërhiqet në ujë nga gorilla, ndërkohë eksperti Maynard dhe dëshmitarë të tjerë të pranishëm thanë që nuk dukej se gorilla Harambe po e sulmonte vogëlushin, por ishte një situatë e vështirë, sepse fëmija ishte përballë një kafshe kaq të rrezikshme. Punonjësit e kopshtit zoologjik kanë qëlluar gorillën duke e vrarë, pasi siç u shprehën ata, rrezikohej jeta e fëmijës.