INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punonjësit e landfillit të Sharrës mohojnë që njihnin 17 vjeçarin e masakruar

Punonjësit e landfillit të Sharrës mohojnë që njihnin 17 vjeçarin e masakruar

Publikuar më: 10:25 10-08-2016

Pas gjetjes së trupit të një 17 vjeçari të vrarë dhe të shtypur në landfillin e Sharrës pak ditë më parë, policia arrestoi drejtues dhe punonjës së firmës. Po ajo që ka habitur të gjithë është se ata kanë mohuar të kenë patur njohje me adoleshentin edhe pse familjarët e tij kanë deklaruar se Arditi punonte natën në këtë ndërmarrje të seleksionimit të mbeturinave për të mbledhur para për shpenzimet në shkollë.
Sipas Panorama ata kanë thënë: Nuk e njohim personin që u gjet i vdekur në landfill dhe nuk e kemi idenë sesi ka hyrë aty.
Ata kanë shtuar, se trupin e pajetë mund ta kenë sjellë kamionët që dërgonin mbeturina nga Tirana në landfill dhe e kanë hedhur aty mes mbetjeve duke hedhur poshtë mundësinë e vrasjes nga “ekskavatori me kova”.
Të arrestuarit janë: B. Braha, përgjegjës firme, E. Kollari, drejtues ekskavatori, D. Hakrama, përgjegjës turni dhe B. Daja, përgjegjës i punonjësve. Ata kanë marrë masën e sigurisë arrest me burg sëbashku me administratorin e firmës “3K”, E.Teqja.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545