INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punonjësit e pastrimit nuk i çojnë librat dëm, krijojnë bibliotekë

Punonjësit e pastrimit nuk i çojnë librat dëm, krijojnë bibliotekë

Publikuar më: 15:32 25-06-2019

Në Ankara është shtuar një bibliotekë e re, e cila është bërë nga mbledhësit e mbeturanave. Këto libra ishin të destinuar për në landfille por plani ndryshoi. Biblioteka është e vendosur në distriktin Çankaya të Ankarasë, që u themelua pasi punonjësit e pastrimit nisën të mbledhin librat e hedhur. Për muaj, punonjësit mblodhën libra të harruar. Fillimisht, librat huazoheshin vetëm nga punonjësit dhe familjet. Por me rritjen e koleksionit dhe të interesimit në komunitet, biblioteka u hap edhe për publikun. “Nisëm të mendonim idenë e krijimit të një biblioteke me këta libra. Edhe kur të gjithë e mbështetën, ky projekt mori jetë”, thotë kryebashkiaku i Çankaya-s, Alper Tasdelen.

Sot, biblioteka ka mbi 6 mijë libra që variojnë nga letërsia deri tek librat jo fiction. Ka edhe një seksion të librave për fëmijë me libra vizatimorë dhe një seksion i tërë për kërkim shkencor. Për vizitorët dygjuhësh, ka edhe librat në anglisht dhe frëngjisht. Biblioteka u strehua në një ish- fabrikë tullash në zyrat e departamentit sanitar.
Me një fasadë të vjetër tullash dhe korridore të gjatë, hapësira ishte ideale për bibliotekë. Librat huazohen me afate nga dy deri në tri javë dhe kohëzgjatja mund të shtrihet nëse është e nevojshme.
Koleksioni u bë aq i madh sa biblioteka tani huazon librat e shpëtuar edhe për shkolla, programe edukative e madje edhe burgje. “Mësuesit e fshatrave nga e gjithë Turqia po kërkojnë libra”, thotë Tasdelen. Bashkia e qytetit ka punësuar njerëz me kohë të plotë për të menaxhuar bibliotekën.

biblioteka.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038950443267822