Automjeti tip''Opel Corsa'' është djegur pjesërisht në mëngjes në qytetin e Elbasanit. Makina ishte e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, shtetasit L.L 73 vjeç.
Dyshohet se djegia e makinës është e qëllimshme. Autorë ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën dhe ai është karbonizuar menjëherë edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur shpejt zjarrfikëset.