INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punonte pa licencë, arrestohet përmbaruesi privat

Punonte pa licencë, arrestohet përmbaruesi privat

Publikuar më: 19:29 08-02-2017

Policia e Tiranës ka arrestuar një Përmbarues Gjyqësor privat pasi ka vazhduar të ushtrojë detyrën edhe pas heqjes së çertifikatës së ushtrimit të veprimtarisë përmbarimore. Forcat e rendit sqarojnë se përmbaruesi është një person me precedent penal pasi është shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje.

Baftjar Nelaj është vënë në pranga pasi sipas Policisë së Tiranës ka vijuar të ushtrojë detyrën si përmbarues edhe pse i është hequr licenca kohë më parë.

Baftjar Nelaj u arrestua në tetor të 2015-ës pasi akuzohej për “shpërdorim detyre” për bllokimin em disa pronave pa vendim gjykate. Ai u la i lirë më pasi gjykata e konsideroi të paligjshëm arrestimin e tij.

Këtij shtetasi pasi i është hequr licenca, ka vijuar me kërkesa, urdhra ekzekutimesh dhe sekuestrosh në tre subjekte të ndryshme.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar kopje të shkresave të cilat vërtetojnë se pas heqjes së licencës ky përmbarues ka vazhduar ushtrimin e detyrës duke sjellë pasoja ndaj 3 subjekteve.

Article Logic
Execution time: 0.0027098655700684