INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Purpose" nuk ndalon dot në Argjentinë, Justin i frikësohet burgut [FOTO]

Publikuar më: 20:04 16-05-2016

Popullariteti i tij po rritet çdo ditë e më shumë në gjithë botën, dhe kështu Justin Bieber dëshiron të zgjerojë turin e tij muzikor botëror, duke përfshirë një ndalesë në Argjentinë, të cilën ai dhe stafi e kanë konsideruar si të rrezikshme, sipas TMZ.

Turi muzikor “Purpose”  ka qenë shumë i suksesshëm, dhe Bieber ka vendosur që t'i japë përmasa më të mëdha atij, duke parë mundësinë që të performojë edhe në Argjentinë, Japoni dhe Australi.

Por Argjentina paraqet probleme, pasi një gjykatës i këtij shteti më parë ka lëshuar një urdhër ndalimi(arresti) ndaj Bieber për ta pyetur atë në lidhje me një çështje penale në pritje, në të cilën ishte përfshirë një nga truprojat e tij. Sipas raportimeve të TMZ, ky urdhër u tërhoq, pra Justin Bieber mund të kthehet në Argjentinë, por problemi është se çështja e truprojës së tij, nuk është mbyllur ende. Pra këngëtari 22 vjeçar është i shqetësuar se gjyqtari mund të ndryshojë mendje dhe ta arrestojë atë si të përfshirë në këtë çështje.

E vetmja gjë që mund ta bëjë Bieber-in të ndryshojë mendje është që gjyqtari të lëshojë një deklaratë që këngëtari është i lirë për t'u kthyer pa frikën se do të ndalohet për t'u marrë në pyetje.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768