INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Puset me sahate, Rama: S’ka taksë për familjarët, por... [VIDEO]

Puset me sahate, Rama: S’ka taksë për familjarët, por... [VIDEO]

Publikuar më: 10:35 11-11-2017

Lidhur me debatet pas deklaratës  për aksionin ndaj ujit të pijshëm të puseve  të cilëve do t’iu vendoseshin matësa, Rama ka shuar dilemat.

Gjatë dëgjesës me qytetarët e Dibrës për buxhetin 2018, kryeministri sqaroi se nuk bëhej fjalë për puset e qytetarëve, por për fabrika uji dhe industri.

 “Dje patëm një darkë të këndshme me kryetarët e bashkive të qarkut Dibër, dhe ishte kënaqësi e madhe që diskutuam për problemet e njerëzve. Me kryetarët e bashkive që vijnë nga PD dhe ata që janë nga PS, për problemet e njerëzve. Ramë dakord për disa çështje. Do vazhdojmë investimet e nisura për bashkinë e Klosit, që u bë emblema e xhepit fals. Dje folëm edhe për puset e famshme dhe qartësisht dua ta përsëris se qeveria në bashkëpunim me bashkitë është e vendosur ta çojë deri në fund reformën për ujin dhe reformën kundër vjedhjes së tyre. Nuk bëhet fjalë për taksë pusesh, nuk bëhet fjalë për puset familjare. Kur themi puse, ka puse industriale. Ka fabrika uji që marrin ujë masivisht nga nëntoka. Nuk bëhet llaf për të vendosur taksë. Taksa është e tepër, por tarifë. Në problemin e kemi ujin e pijshëm. Shko e bëj pus në Gjermani apo Itali, po të nxjerrin ty zgupthi e të çojnë në polici. Ne jemi vendi i dytë më i pasur në Evropë, pas Norvegjisë. Kush merr ujë në lidhje të paligjshme, duhet të shkojë të bëjë lidhjen. Kodi penal e ka të shkruar qartësisht se kush vjedh ujë; vjedh. Kush vjedh drita; vjedh.”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0023188591003418