INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushime luksi?! INSTAT: Një familje shpenzon 8.100 lekë në vit

Pushime luksi?! INSTAT: Një familje shpenzon 8.100 lekë në vit

Publikuar më: 15:47 06-08-2017
Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2015 familjet shqiptare shpenzuan 6.1 miliardë lekë, ose rreth 45 milionë euro për pushime. Shifra është llogaritur nga anketa e buxhetit të familjeve dhe përfshin si shpenzimet për pushime brenda vendit, ashtu dhe ato për udhëtime jashtë. Të dhënat zyrtare tregojnë se, aktualisht në Shqipëri jetojnë mbi 750 mijë familje. Kjo, sipas INSTAT-it do të thotë që mesatarisht një familje shpenzon vetëm 8.100 lekë në vit për të pushuar. Krahasuar me vendet e zhvilluara, shpenzimet e shqiptarëve për pushime janë gati të papërfillshme. Në Amerikë, një familje shpenzon mesatarisht 2.500 dollarë në vit për pushime, ndërsa në Britani familja mesatare shpenzon 1.800 dollarë për të pushuar. Por pse në Shqipëri shifra rezulton deri në 30 herë më pak sesa në Perëndim? Arsyeja lidhet vetëm me një fakt: atë se për shumë familje shqiptare, pushimi është luks. INSTAT e llogarit shifrën mesatare që një familje shpenzon për pushime duke pjesëtuar shumën totale në rang kombëtar me numrin e familjeve. Fondi total prej 45 milionë eurosh shpenzohet vetëm nga një pjesë e familjeve, ato që kanë mundësi të kryejnë pushime, ndërkohë që një pjesë e madhe e familjeve nuk bëjnë pushime fare, për shkak se nuk mund t’i përballojnë ato.
Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607