Luana Vjollca ndau me fansat e saj sot lajmin se pushimet për të sapo kanë filluar.
Ky lajm bëri bujë dhe të gjithë pyesnin se nga kush do të ishte moderatorja e shoqëruar në këto pushime.
Aludimet flisnin se me të ishte menaxheri dhe ai që përflitet si i dashuri, Krenar Cocaj, por e vërteta duket komplet ndryshe.
Marina ka “prishur magjinë” duke shpërndarë një foto duke zbuluar se Luana ndodhet me pushime me të dhe motrën e tyre Lirën.
Ajo ka postuar pak më parë një video ku tre motrat shihen në teleferik teksa bëjnë foto.