Këngëtari shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri ndodhet aktualisht në Paris, i shoqëruar nga një vajzë misterioze. Ditën e djeshme ai publikoi një video nga makina, ku dallonte qartë hija e saj që e regjistronte. Butrinti nuk ka treguar se kush është vajza në fjalë, mirëpo duket se nuk ka ndërmend t'i lërë "ngacmimet".
Sot ai ka publikuar një video tjetër nga dhoma e hotelit ku po qëndron. Ai ka filmuar dhomën ku po qëndron duke treguar pamjen nga ballkoni ku ndodhet një vajzë misterioze e cila po merr rreze dielli.
Butrinti nuk e ka zbuluar fytyrën e vajzës me të cilën po kalon pushimet dhe nuk dimë të themi nëse është vajza që i ka rrëmbyer zemrën apo thjesht një shoqe e tij.
Fansat janë futur në mëdyshje!