Përmirësimi i kushteve të motit u ka dhënë mundësi anijeve të flotës së peshkimit në Durrës të dalin për peshk.
Por krahas llojeve të zakonshme që bien në rrjetat e peshkatarëve si merluc, barbun, sardele apo oktapodë etj, për të dytën herë rradhazi në rrjeta ka rënë një tjetër peshkaqen 120 kg.
Edhe pak ditë më parë, peshkatarët kapën një peshkaqen, gjë që të bën të mendosh se numri i kësaj specie në ujërat e detit Adriatik është shtuar.
Peshkaqeni ka dalë në shitje në dyqanin e peshkut në lagjen nr.1 të Durrësit dhe është blerë menjëherë nga restorantet.