Mbi vendin tonë po mban mot i kthjellët dhe herë pas here me vranësira kryesisht gjatë pasditeve. Sipas parashikimit të sinoptikanëve të Meteoalb, edhe gjatë kësaj jave, moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të shpeshta gjatë pasditeve kur priten edhe shira të përkohshëm kryesisht në qendër dhe jug të vendit ndërsa rrebeshe afatshkurtra në ekstremin Verior.
Parashikohet që datat 25 – 27 të sjellin një sistem të organizuar vranësirash, rrjedhimisht edhe shira të konsiderueshëm thuajse në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do vijojnë me ndryshime të lehta, ku një rënie e lehtë pritet në temperaturat e mëngjesit ndërsa gjatë mesditës temperaturat variojnë nga 27 – 31°C në zonat malore dhe nga 33 – 36°C në zonat e Ultësirës.