INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushime në gusht, çfarë paralajmërojnë sinoptikanët

Pushime në gusht, çfarë paralajmërojnë sinoptikanët

Publikuar më: 14:05 01-08-2017

Pjesa më e madhe e qytetarëve vendosin që pushimet ti bëjnë në muajin gusht. Por ndërsa muaji korrik ishte shumë i mirë për sa i përket temperaturave, edhe në muajin gusht moti do tju favorizojë. Ndërsa jemi në ditën e parë të muajit, mësohet se temperaturat do t’ju favorizojnë për të frekuentuar plazhet në të gjithë vendin. Java e parë e gushtit sjell të nxehtin Afrikan dhe temperatura mbi 40 gradë celcus. Sipas parashikimit, vala e të nxehtit afrikan godet sërish vendin tonë duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë prezent.
Nuk përjashtohen mundësitë për shira të përkohshëm në zonat verilindore dhe juglindore. Temperaturat më të larta priten ditën e martë dhe të mërkurë mbi 40 gradë C. Deri në datat 8 – 9 gusht nuk priten shumë ndryshim të tyre. Parashikohet që 10-ditëshi i dytë i gushtit të sjellë temperatura normale të muajit, vlera 32 – 33 gradë C. Pritet që muaji gushti 2017 të mbetet i thatë, por do të ketë 2 – 3 ditë me reshje të pakta. Krijohet mundësia për shira të pakët, por jo në të gjithë territorin në datat 6 – 8 gusht, ndërsa rritet mundësia për shira në datat 10 – 12 gusht.
Pavarësisht temperaturave, muaji gusht është i juaji, kështu që shfrytëzojeni për të pushuar qoftë në bregdet, qoftë në mjediset malore.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828