Kur nisemi me pushime as që e imagjinojmë dot se si mund të rrihet, qoftë edhe dy ditë pa naviguar, pa postuar foto në facebook apo pa hedhur instastory, kur në fund të fundit gjysma e lezetit të pushimeve është pikërisht kjo: t’u tregojmë të gjithëve ku jemi e çfarë po shijojmë.
Kështuqë, për të qenë të sigurtë e krejt të qetë, zgjedhim operatorë të besuar, që na garantojnë cilësi, shpejtësi dhe mbulim kudo që të ndodhemi. Sigurisht që e kemi fjalën për Vodafone Albania, partnerin kryesor të komunikimit.
Përveç ofertave fantastike me paketat mujore, Vodafone na ofron për sezonin veror edhe wi-fi falas,në të gjitha plazhet e Shqipërisë, në veri e në jug, deri dhe në oazet më të thella të rivierës shqiptare.
Tek Gjiri i Lalzit, Plazhi i Gjeneralit, Spille, Dhërmi, Jalë, Folie, Livadh, Borsh, Himarë, Llaman, Pema e Thatë e deri në Ksamil... kudo mund të lundrojmë free e sa kohë të duam, me valët wi-fi të ofruara nga Vodafone Albania, me cilësi e shpejtësi maksimale, për të plotësuar të gjitha kërkesat e komunikimit.
Për ta siguruar internetin Vodafone Wi-Fi, është shumë më e thjeshtë se sa të pyesim e të presim të na sjellin paswordin, që ndonjëherë qëllon të jetë edhe kilometrik i gjatë.
Mjaftont të zgjedhim Vodafone WiFi në listën e rrjeteve që shfaqen; të dërgojmë pastaj SMS me tekst wifi në 50222 për t'u regjistruar, e në fund tëidentifikohemi, duke vendosur numrin e celularit dhe fjalëkalimin që do të na vijë në SMS.
Në fund një klik dhe lidhja kryhet. Edhe nëse lëvizim midis zonave Vodafone WiFi s’do ta kemi më të nevojshme regjistrimin.
Do të jemi të lirë, të shpejtë, për të bërë gjithçka duam nëpër valët e wi-fi, në çdo plazh të Shqipërisë, duke e harruar për fare atë merakun se mos mbetemi si peshku pa ujë, pra pa internt, edhe aty pranë detit ku një foto për miqtëështë gjysma e lezetit të pushimeve...