INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushime romantike në Itali dhe propozim për martesë! Rozana Radi na zbulon surprizën [FOTO]

Pushime romantike në Itali dhe propozim për martesë! Rozana Radi na zbulon surprizën [FOTO]

Publikuar më: 17:52 19-08-2018

Prej kohësh e dimë që Rozana Radi është në një lidhje 5 vjeçare, por partnerin e saj ajo ka refuzuar të na e prezantojë zyrtarisht në rrjetet sociale. 

Por mbase së shpejti do t’a shohim, kjo pasi Rozana duket se është fejuar.

Të paktën këtë kemi kuptuar nga fotoja e saj më e fundit në Instagram.

Teksa po shijon pushimet mjaft romantike në Itali, Rozana dhe partneri i saj duket se kanë marrë një hap më të madh në mardhënien e tyre.

Në foton e postuar në Instagram, Rozana ka pozuar në Capri me njërën dorë drejt qiellit, e ndërkohë që nuk arrijmë dot të shohim nëse në dorën e saj të majtë ka ndonjë unazë diamanti, përshkrimi I fotos lë të kuptohet se diçka ka ndodhur.

“Dashuria mjafton për të qenë të lumtur,” ka shkruar ajo duke e shoqëruar me një emoji unaze fejese.

rozi.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038318634033203