INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushime të çmendura! Më mirë mos ta dinim sa paguan Ronaldo për një natë në vilën luksoze në Mykonos [FOTO]

Pushime të çmendura! Më mirë mos ta dinim sa paguan Ronaldo për një natë në vilën luksoze në Mykonos [FOTO]

Publikuar më: 09:12 22-06-2019

Pas një edicioni të ngarkuar me ndeshje, me gëzime dhe zhgënjime, Ronaldo është “arratisur” bashkë me familjen, plazh më plazh, duke shijuar rrezet e diellit dhe freskinë e ujit të kripur.

Cristiano dhe Georgina Rodriguez i hipën aeroplanit privat me të vegjlit e tyre, për të shijuar disa ditë pushimesh në Greqi, çka e kanë përcjellë me foto për ndjekësit në rrjetet sociale. Luksi dhe ekskluziviteti janë pjesë e jetës së tyre të përditshme. Vendi i zgjedhur për të kaluar ditët e qershorit ka qenë një vilë e mrekullueshme, me një çmim që përafrohet te 8000 euro për një natë.

Futbollisti dhe modelja po qëndrojnë në një vilë, të quajtur “Methoni Royal”, me sipërfaqe 630 metra katrorë, që përshtatet në mënyrë të përkryer me konceptin e luksit, që kërkon çifti dhe familja e tyre. Vendndodhja e saj është për t’u patur zili, pranë plazhit të Dunes, me ujë të kristaltë, rërë të përshtatur dhe kopshte të jashtëzakonshme gjelbrimi. Ky mjedis ofron për mysafirët luks dhe privatësi totale, dy gjëra që Cristiano Ronaldo kërkon në secilin nga udhëtimet e tij të shumta. Gjatë pushimeve, portugezi dëshiron të jetë larg zhurmës së medias.

Nëpërmjet Instagram-it është zbuluar vendndodhja e çiftit të famshëm, ku partnerja e CR7, Georgina, ka pozuar me trupin gjysmë të zhytur në ujë në një pishinë. Shërbimet që ofrohen aty janë ekskluzive, gjithkush mund të ketë kuzhinier privat për t’i përgatitur ushqimet e ditës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038509368896484