INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushime të paharruara pa shpenzuar shumë? Ja destinacionet ‘low cost’ në Europë

Pushime të paharruara pa shpenzuar shumë? Ja destinacionet ‘low cost’ në Europë

Publikuar më: 08:26 29-06-2019

Nuk keni vendosur ende për pushimet dhe nuk doni të shpenzoi shumë? Më poshtë po u tregojmë disa nga destinacionet ku mund të shkoni duke i shijuar pa vrarë mendjen se po harxhoni shumë.

Budapesti është votuar si destinacioni më i mirë europian 2019, si dhe më i liri. Kryeqyteti i Hungarisë është numri një në listën e udhëtimit që sugjeron Europian Best Destination.Perla e Danubit nuk është vetëm destinacioni më i mirë europian, por është edhe një nga qytetet më të bukura dhe më të sigurta në botë.

Braga, Portugali
Braga ka tërhequr udhëtarët nga e gjithë bota për qindra vjet. Braga (1 orë me tren nga Porto) është qytet energjik dhe plot jetë. Qyteti ofron më të mirën e Portugalisë në një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë.Ecni nëpër rrugët e saj tregtare dhe mrekullohuni me bukurinë e katedrales së saj gotike. Edhe qielli nuk duket të jetë një kufi për Braga-n dhe banorët e saj. Nata më e madhe e bardhë në Europë zhvillohet në Braga me dhjetëra koncerte në rrugë. Braga është bërë për t’u dashuruar, sidomos për aventurierët që kërkojnë përvoja të reja.

Monte Isola, Itali
Monte Isola është ndoshta një nga destinacionet më të bukura në Itali. Pranë Liqenit Iseo, vetëm 2 orë nga Milano, Monte Isola ofron më të mirën e Lombardisë, në disa kilometra katrorë. Ky mal i madh që del në mes të një liqeni të bukur është parajsë në tokë. Monte Isola i ka ndaluar lëvizjet e makinave prej një kohe të gjatë dhe i është dhënë titulli “EDEN – Destinacioni Europian i Përsosmërisë” nga Komisioni Europian, për angazhimin e saj për turizmin e qëndrueshëm dhe mirëmbajtjen e prodhimit lokal. Monte Isola është gjithashtu një parajsë për verërat.

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988