INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushimet dedikuar dashurisë! Arilena Ara shfaqet pranë të partnerit të saj, më e lumtur se kurrë[FOTO]

Pushimet dedikuar dashurisë! Arilena Ara shfaqet pranë të partnerit të saj, më e lumtur se kurrë[FOTO]

Publikuar më: 16:50 18-08-2019

Arilena Ara është nga të paktat këngëtare shqiptare që preferon të lërë punën e saj të bëjë më shumë zhurmë se jeta private.

Në këtë mënyrë informacionet rreth romancave të këngëtares janë të pakta.

Ajo prej kohësh përflitet për një lidhje të mundshme me menaxherin e saj, Popi Kola, megjithatë asnjëherë nuk e ka pranuar apo mohuar diçka të tillë publikisht.

Mirëpo në rrjete sociale është e pamundur t'i injorosh fotot e lumtura që dyshja publikon krah njëri-tjetrit.

Së fundmi ajo ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet krahas menaxherit të saj teksa po kalojnë ditë pushimi në pishina.

Foton ku shfaqet mjaft e lumtur, Arilena e ka shoqëruar me një emoji bote për të treguar se Kola është gjithçka për të.

640-0-5d593918a2c56.png-526x1024.jpg

640-0-5d5938778a074.png.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508