Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një nga çiftet e reja të shtypit rozë të cilët kanë përjetuar eksperiencën e të qënurit prindër për herë të parë.
Sigurisht, që ne kemi pasur mundësinë të shikojmë të gjitha ndryshimet që vogëlushja ka sjellë në jetën e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.
Dhe mesa duket erdhi koha që Ajka të kalonte pushimet e para me prindërit e saj.
Ka qenë Xhensila ajo e cila ka ndarë me ndjekësit momentin, teksa Besi shfaqet në det bashkë me vogëlushen në krah.
Pak ditë më parë Ajka mbushi 1 vjeçe dhe sigurisht këto pushime do të jenë relaksuese për çiftin, duke qenë se vitin e kaluar Ajka ishte e sapolindur.