INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushimet e verës këtë vit? Kryeministri Edi Rama: Me shumë mundësi vetëm turizëm i brendshëm

Pushimet e verës këtë vit? Kryeministri Edi Rama: Me shumë mundësi vetëm turizëm i brendshëm

Publikuar më: 17:26 20-04-2020


Në një lidhje direkte në “News 24”, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur për situatën në vend prej Koronavirusit. Një pyetje që i bëjet shpesh dhe ai hash vêshtirësi është për pushimet e verës këtë vit. Ai u shpreh se me shumë mundësi turizmi do të jetë vetëm i brendshëm. Kryeministri shtoi se ka pasur kërkesa nga 2-3 vende evropianë, ku të huajt kërkojnë t’i kalojnë pushimet në vendin tonë, por për këtë s’ka ende një vendim.

“Kjo është pyetja më e vështirë. Pyetja që unë ja bëj vetes çdo ditë në mëngjes dhe gjatë gjithë ditës ka momente kur dua të di se çfarë bëjnë të tjerët. Skam asnjë përgjigje jo unë por asnjë, me të parë me të bërë. Është një situatë ku askush nuk di se çfarë vjen mbrapa. Gjëja më probalë ky sezon nëse do të ketë turizëm do të jetë një sezon atipik, ku turizmi do të jetë i brendshëm. Ata që mezi presin të marrin jahtet dhe të shkojnë jashtë vendit, do të kenë mundësinë të zbulojnë Shqipërinë dhe bukuritë e vendit, dhe të shpenzojnë një pjesë nga pasuria dhe kjo të ndihmojë shumë industrinë tonë dhe shoqërinë. Ne hyjmë te vendet që harxhojmë shumë për turizmit jashtë vendit. Është si më propabël si opsion. Bashkë me majin do të vijnë dhe qartësirat në këtë drejtim. Jemi të kërkuar dhe nga 2-3 vende të Evropës, ku agjencitë turistike e shohin Shqipërinë si vendin më të sigurt. Por kjo është e përkohshme”, tha Rama për “News 24”.

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611