Me përfundimin e gushtit mbyllen edhe pushimet e Kuvendit.
Këtë të hënë nis edhe sesioni i ri Parlamentar
Kuvendi ka bërë me dije dhe urdhrin e firmosur një ditë më parë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi për fillimin e punimeve plenare të sesionit të 5-të në Kuvendin e Shqipërisë më 2 shtator ora 18:00.
Të hënën nuk priten diskutime pasi në rend dite nuk ka projektligje, por parashikohet: Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend; Njoftimi/Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator – 18 tetor 2019; si dhe Njoftimi/Miratimi i
Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 2 -20 shtator 2019.