INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pushimet për shqiptarët, prej 2008 më lirë [VIDEO]

Publikuar më: 09:53 23-05-2017

Jemi në prag të pushimeve verore. E të gjithë ata shqiptarë që duan të pushojnë jashtë vendit këtë vit mund të paguajnë më pak. Madje mund të llogariten si pushimet më të lira që prej vitit 2008. Këtë e favorizon rënia e euros, pasi zhvlerësimi i saj i favorizon të gjithë shqiptarët që duan të pushojnë jashtë vendit në Europë.
Nëse një vit më parë, kursi mesatar i këmbimit ishte 138.5 lekë për një euro, tashmë ai ka zbritur në 134.5-135 lekë, pra rreth 4% më lirë. Një paketë turistike çift llogaritet të kushtojë mesatraisht rreth 1500 euro dhe kursimi është të paktën 6 mijë lekë më shumë. Për një paketë 2000 euro, kursimi është rreth 7 mijë lekë.
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë katër muajve të verës së kaluar, qershor, korrik, gusht dhe shtator, kanë dalë në total nga vendi rreth 1.9 milionë shtetas shqiptarë.
Në total për gjithë vitin 2016 daljet e shtetasve shqiptarë arritën në 4.8 milionë. Po nga bilanci i pagesave të Bankës së Shqipërisë, shqiptarët shpenzuan jashtë vendit 1.1 miliardë euro gjatë vitit 2016. Nëse do të vazhdojë i njëjti rritëm shpenzimesh, në total, kursimet nga zhvlerësimi i euros llogariten në rreth 20 milionë euro për 2017-n. Krejt e kundërta do të ndodhë me të huajt që vijnë në vendin tonë, pasi ata do të shpenzojnë më shumë, se vlera e lekut këtë vit është rritur.

Për më shumë informacion ndiqni lajmet në IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373