INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushimet verore. Ku po shkojnë shqiptarët dhe a kanë mundësi financiare?  [VIDEO]

Pushimet verore. Ku po shkojnë shqiptarët dhe a kanë mundësi financiare? [VIDEO]

Publikuar më: 16:00 31-07-2018

Shqiptarët nuk kanë mundësi të bëjnë pushime verore. Madje shpesh herë pushimet konsiderohen luks për një pjesë të madhe të familjeve shqiptare, të cilët kursimet e një viti nuk ju mjaftojnë për të pushuar për 10 ditë. Çmimet e kripura brenda dhe jashtë vendit bëjnë që më shumë se gjysma e shqiptarëve të zgjedhin që mos të pushojnë fare. Megjithatë tashmë qytetarët po preferojnë gjithnjë e më shumë që të udhëtojnë jashtë Shqipërisë për pushimet verore. Për mikrofonin e IN News, qytetarët pranojnë se një pjesë e madhe e bregdetit shqiptar ka cmime më të kripura se vendet e rajonit.

''Çmimet sidomos në jug janë tepër të shtrenjta'' pohon një banore.

Dy janë destinacionet kryesore që pushojnë më së shumti qytetarët shqiptarë, Greqia dhe Turqia. Çmimet ka qenë kriteri kryesor për përzgjedhjen e këtyre dy destinacioneve.
''Në Turqi dhe Greqi niveli i shërbimit është më i lartë dhe kemi avantazh se jemi afër kështu që shkojme me autobus'' pohon një tjetër


Të pyetur nga In News pushues në bregdetin Durrësit pohojnë se çmimet në Shqipëri janë shumë të larta për nivelin ekonomik që ka vendi. 

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885