INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do të hetohet dosja

Nuk do të hetohet dosja "ÇEZ"

Publikuar më: 13:19 24-10-2016

Nuk do të ketë hetim për dosjen "ÇEZ". Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për të rihapur hetimet për dosjen “CEZ”. KLSH nuk ishte dakord me mënyrën sesi u arrit marrëveshja që zgjidhi me mirëkuptim konfliktin mes kompanisë çeke dhe qeverisë shqiptare.
Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme i kishte pushuar hetimet në muajin qershor, por KLSH argumentoi se marrëveshja që shmangu arbitrazhin i kishte shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej më shumë se 470 milionë euro.
Kjo çështje ka përplasur ashpër maxhorancën dhe opozitën në Kuvend. Opozita hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, e cila sipas saj me marrëveshjen me ÇEZ i ka kushtuar taksapaguasve shqiptarë miliona euro.

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389