INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pushtetarët nga taksat tona kanë rritur ndjeshëm shpenzimet për udhëtime [VIDEO]

Publikuar më: 09:59 02-06-2017

Qeveritarët nuk kanë qënë fare kusimtarë për udhëtimet jashtë vendit një vit më parë. Në një kohë që niveli ekonomik lë për të dëshiruar ata madje kanë shtuar shpenzimet.
Ata kanë marrë nga buxheti 2.6 milionë dollarë në vitin 2016 vetëm për udhëtime dhe kjo është një rritje shumë e ndjeshme krahasuar me 2015, me rreth 46 për qind më shumë.
Gjithsesi për këtë çështje qeveria socialiste ka shpenzuar në 2014, rreth 2.4 milion dollarë pas rotacionit të qeverisjes, pasi ka realizuar më shumë udhëtime me qëllim që stafi i Ramës të prezantohej në rrafshin ndërkombëtar e kjo mund të justifikohet disi.
Veç udhëtimeve pushtetarët kanë shpenzuar shumë dhe për të paguar kuota të anëtarësimeve në organizmat ndërkombëtare me vlerë 7 milionë dollarë. E nësë bën një përllogaritje gati gjysma e këtyre shpenzimeve dominohen nga ato të udhëtimit të zyrtareve shqiptarë jashtë vendit. Më të kursyer janë treguar ambasada,t pasi kanë tkurrur shpenzimet për udhëtime me 21 për qind.
Po kjo ka dhe një arsye tjetër se në 2014 qeveria realizoi një reformë në stafin e trupit diplomatik duke shkurtuar rreth 30 për qind të tij. Shpenzimet për ambasadat në vitin 2016 ishin 18 % më të ulta se më 2014.

Article Logic
Execution time: 0.0041251182556152