INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushtimi nga Fake News, zbulohen qeveritë që manipulojnë lajmet

Pushtimi nga Fake News, zbulohen qeveritë që manipulojnë lajmet

Publikuar më: 14:51 14-11-2017

Duke nisur nga zgjedhjet presidenciale amerikane të viti 2016, termi fake news me siguri do të ketë qënë një nga termat më të lakuarat në media dhe nga shtetet e fuqishme.

Pa harruar këtu edhe udhëheqësit botërorë sidomos presidentin e SHBA-së Donald Trump i cili gjithmonë ka qënë i gatshëm të sulmojë mediat në kohën kur këto të fundit kanë shkruar dicka që manjati nuk i ka pëlqyer. Dhe reagimi i tij ka qënë: të gjitha shkrimet janë fake.

Por një studim i fundit i Freddom House nxjerr në dritë një tjetër të vërtetë një raport ku përfshihen 30 qeveri të cilat kanë përdorë mënyra të ndryshme për të manipuluar informacionet në mediat online.

E disa nga mënyrat kanë qënë komentues të paguar, site që shpërndanin lajme të rreme dhe sigurisht plot metoda të tjera propaganduese.

Deri më tani kemi dëgjuar se Rusia dhe Kina janë ato shtete të cilat abuzojnë më shumë me këtë pjesë, por pjesë e listës tashmë janë edhe Turqia, Venezuela, Filipinet, Meksika dhe Sudani.
‘Shumë qeveri po shtojnë forcat e tyre për të manipuluar informacionet në mediat sociale duke minuar në këtë mënyrë demokracinë’ nënvizohet në raport.

Më tej nënvizohet fakti se dezinformimi ka lajtur një rol të rëndësisëjm në zgjedhjet e të paktën 18 shteteve, mes të cilave edhe SHBA.
Sa i përket Europës Perëndimore, raporti sqaron se prezenca e fake news ka qënë e pranishme në 4 shtete kyce Itali, Francë, Gjermani dhe Mbretëri e Bashkuar sidomos gjate periudhes zgjedhore.

Article Logic
Execution time: 0.003856897354126