INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Pushtimi’ nga rrjetet sociale, në Shqipëri dominon…

‘Pushtimi’ nga rrjetet sociale, në Shqipëri dominon…

Publikuar më: 09:23 12-02-2018

Rrjetet sociale dukshëm po dominojnë jetën tonë. Dhe sipas të dhënave më të fundit të realizuara nga një ekspert Italian rezulon së në vendin tonë edhe për 2018 rrjeti social dominues është Facebook.

Vincenzo Cosenza është një ekspert italian i mediave sociale dhe prej disa vitesh mbledh të dhënat publike të rrjeteve kryesore sociale nëpërmjet platformës Alexa, duke realizuar harta dhe grafikë. Disa ditë më parë ka ofruar një përditësim të të dhënave për median italiane Il Sole 24 ore.

Facebook, thuhet në studimin e tij që ka tejkaluar kufirin e dy miliardë përdoruesve në muaj, është rrjeti social i preferuar në 152 prej 167 vendeve të analizuara, praktikisht në 91% të territoreve të planetit.
Konkurrentët e vërtetë mbeten rrjetet sociale të panjohura në Perëndim, për shembull Odnoklassniki (OK.ru ka 71 milionë përdorues aktiv në muaj) dhe VK (i njohur më parë si VKontakte ka 97 milionë aktiv në muaj.

Të dy udhëheqin në 7 shtete të ish-Bllokut sovjetik, ndërsa një tjetër rrjet social, përkatësisht QZone në Kinë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598