Lidhja e tyre e shumëpërfolur vazhdon të jetë objekt diskutimi në media.
Edhe pas ribashkimit, ishte mamaja e Selenës që u bë pengësë në bashkimin e tyre. Por gjithsesi çifti vazhdon të gjejë kohë për ta kaluar me njëri-tjetrin. Këtë të dielë Justin dhe Selena janë kapur mat nga paparazzi teksa kanë shijuar fundjavën bashkë. Ata janë fotografuar duke u puthur dhe përqafuar në rrugë dhe aspak të shqetësuar nga të sytë që i vështronin.
Selena do të udhëtojë drejt New York-ut për javën e modës dhe me të do jetë edhe Justin duke e shfrytëzuar këtë takim për të qëndruar më tepër bashkë duke qenë se edhe pak ditë po afron Shën Valentini.
Këngëtarja 25-vjeçare ka kaluar një fazë të depresionit dhe këtë periudhë nuk ka zhvilluar asnjë koncert apo nuk ka punuar për të sjellë një projekt të ri, pasi i është dedikuar kurës.