Albi Nako ka vendosur ta nis ditën e sotme me një urim për ditëlindjen e tij në këtë prag vigjilje të Krishtlindjeve.
Me anë të një fotografie të postuar së fundmi në Instagram, Albi ka shkruar: “Happy birthday to me”.
Nuk kanë munguar komentet e shumtë të fansave, por gjithsesi mungon një urim i Klaudia Pepës, ku edhe pas ndarjes ata kanë deklaruar se do të ngelen miq, por mbase ajo i ka dërguar një urim privat.
Gjithsesi Albin e ka uruar një tjetër bukuroshe me shumë përzemërsi, puthje dhe zemra të shumta.
Ajo është Alesia Bami, velina sexy e emisionit “Stop” që në urimin e saj shkruan: “Happy birthday lali, të uroj gjithë të mirat e botës” duke e shoqëruar komentin me një puthje dhe një zemër.
Kujtojmë që Albi është koreograf i kërcimeve të vajzave në emisionin Stop, çka me sa duket e ka bërë më konfident raportin e tij me Alesian.
Nuk ka munguar mes urimeve edhe Bleona Qereti që urimin e saj të ngrohtë e shoqëron me tri zemra të zeza.
Epo bravo Albi, paska shumë bukuroshe që kanë konsideratë të përzemërt për ty.