INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Putin dhe qeni i tij 'trembin për vdekje' gazetarët japonezë [VIDEO]

Publikuar më: 12:36 14-12-2016

Presidenti rus Vladimir Putin është njihet për ‘dashurinë’ e tij ndaj qenve, aq sa  i mban afër edhe në takimet zyrtare. Kësaj radhe, ndërkohë që priti për intervistë dy gazetarë japonezë, shefi i Kremlinit u paraqit bashkë me një prej qenve të tij, racës japoneze Akita.

Qeni me emrin “Yume”, që në japonisht do të thotë “ëndërr”, është dhuratë për Putin nga qeveria e Tokios, 4 vjet më parë në shenjë falënderimi për ndihmën e Rusisë pas Cunamit të 2011-ës  që goditi Japoninë. Qeni i presidentit frikësoi jo pak përkthyesin e dy gazetarëve i cili qëndronte pas, me padurim që ajo situatë të përfundonte.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur me kancelaren gjermane Merkel. Kjo e fundit është e njohur për frikën ndaj qenve. Në takimin me të, Putin u paraqit me një qen të zi, që siç treguan edhe pamjet e takimit, ishte makthi më i keq kancelares.

Article Logic
Execution time: 0.0034561157226562