INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Putin i dërgon letër Trumpit: Rusia është e hapur për dialog me ShBA-të

Publikuar më: 18:13 30-12-2018

Presidenti rus Vladimir Putin, në një letër të Vitit të Ri ndaj homologut të tij amerikan Donald Trump, tha të dielën se Moska ishte gati për dialog mbi një “agjendë të gjerë”, tha Kremlini.

Në fund të nëntorit, Trump anuloi një takim të planifikuar me Putinin gjatë një samiti të G20-ës në Argjentinë, për shkak të tensioneve pasi forcat ruse hapën zjarr ndaj anijeve të marinës ukrainase dhe pastaj bllokuan ato.

“Vladimir Putin theksoi se marrëdhëniet Rusi-Shtetet e Bashkuara janë faktori më i rëndësishëm për sigurimin e stabilitetit strategjik dhe sigurisë ndërkombëtare”, tha një deklaratë e Kremlinit. “Ai konfirmoi se Rusia është e hapur për dialog me SHBA-në, në agjendën më të gjerë të mundshme”.

Në një letër të veçantë për presidentin sirian Bashar al-Assad, Putin u zotua për vazhdimin e ndihmës ndaj qeverisë siriane dhe njerëzve në “luftën kundër terrorizmit, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial”.

Putin gjithashtu dërgoi përshëndetjet e Vitit të Ri drejtuesve të tjerë botërorë duke përfshirë kryeministrat Theresa May e Britanisë, Shinzo Abe i Japonisë, si dhe Presidentin kinez Xi Jinping.

Article Logic
Execution time: 0.0038888454437256