Vizita zyrtare e Presidentit rus, Vladimir Putin, ka rikonfirmuar nivelin e lartë të marrëdhënieve greko-ruse.
Tsipras vuri në dukje se forcimi i marrëdhënieve me Rusinë përbëjnë një zgjedhje strategjie, e cila është e ndikuar edhe nga lidhjet e ngushta historike, kulturore dhe politike.
Po ashtu kryeministri grek tha se ndihma e Moskës është i nevojshme për sa i përket forcimit të stabilitetit në rajon.
Për Aleksis Tsipras vizita e Putin vjen në një kohë kur Greqia ka kthyer faqen e historisë, pasi po i jep fund pasigurisë ekonomike.
“E gjithë kjo mund të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve tona në një mjedis që ka stabilitet dhe perspektivë”, tha Tsipras.
“Ndërsa nga ana e tij Putin tha sa se në Moskë është diskutuar në mënyrë analitike perspektiva e Bashkëpunimit ekonomik, sigurisht ka shumë probleme dhe se rrethanat janë të vështira, por që sigurisht ka perspektiva të mira,” e mbylli fjalën Vladimir Putin.
Tani sfida që i mbetet Athinës dhe Moskës, përveç zotimeve është që t’i kthejnë marrëdhëniet e mira të popujve në rezultate të prekshme ekonomike.
Putin u prit edhe nga Presidenti Pavlopulos, ndërsa ditën e shtunë ai do të vizitojë Malin e Shenjtë.