INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Putin në Serbi: Taksa dhe Ushtria e Kosovës, mund të destabilizojnë Ballkanin

Putin në Serbi: Taksa dhe Ushtria e Kosovës, mund të destabilizojnë Ballkanin

Publikuar më: 23:55 17-01-2019

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi, ndërsa është takuar me homologun serb, Aleksandar Vuçiç.

“Rusia pajtohet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciproke në përputhje me rezolutën 1244” tha presidenti rus Vladimir Putin në Beograd.

Ai tha se autoritetet në Prishtinë morën disa hapa së fundmi, siç është formimi i Ushtrisë së Kosovës që sipas tij është shkelje e rezolutës 1244 si dhe vendosjen e taksës 100% për mallrat serbe.

“Rusia ndan shqetësimin me udhëheqjen dhe popullin serb se këto veprime të papërgjegjshme mund ta destabilizojnë Ballkanin”- tha Putin.

Duke përsëritur se ai nuk e sheh një zgjidhje të afërt në perspektivë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se për çdo zgjidhje do të konsultohet me Putinin.

.“Serbia është gjithmonë e gatshme për negociata dhe kompromis, por nuk pajtohet me poshtërimin” , ishin fjalët e tij.

Të njëjtin qëndrim, sic tha dhe vete, ia ka shprehur edhe homologut rus kur kanë biseduar për Kosovën, te cilin e ka informuar për gjithë çfarë ndodh në Kosovë, duke përfshirë edhe tarifën mbi mallrat serbe.

Vuçiç pretendon se ka marre nga Putini mbështetje të konsiderueshme. Shefi i Kremlinit drejton vizitën e një delegacion të lartë shtetëror rus në Serbi, ku iu rezervua një pritje madhështore.

Në disa rrugë të kryeqytetit serbe ndërkohë, mbërritja e Putinit u prit me shkrimet: “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”.

Kjo ndalesë është parë nga ana e Serbisë, por edhe disa qarqeve ndërkombëtare, si vizitë e rëndësishme politike në një kohë kur ekziston një mundësia në rritje e angazhimit të drejtpërdrejtë të fuqive kryesore në botë për zgjidhjen e çështjes së raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549