Presidenti rus ka qenë ndër të fundit që ka reaguar për lëshimin e një rakete koreano-veriore duke bërë thirrje për ndalimin e frikësimit të Koresë së Veriut dhe gjetjen e një zgjidhjeje paqësore.
“Duhet t’i rikthehemi dialogut, të mos frikësojmë me Koresë së Veriut dhe të kërkojmë një zgjidhje paqësore për këtë problem”, u shpreh Vladimir Putin.
Por megjithatë ai theksoi se vendi i tij nuk do ta pranonte kurrë Korenë e Veriut si fuqi bërthamore, raporton “NBC News”
Ne jemi kategorisht kundër zgjerimit të klubit të fuqive bërthamore duke përfshirë këtu dhe Korenë e Veriut. Ne jemi kundër dhe e konsiderojmë lëshimin e kësaj rakete si kundërproduktive dhe të rrezikshme”, theksoi Putin në një konferencë shtypi.
Raketa e lëshuar ishte e një modeli të ri, theksoi sot regjimi i Phenianit, nëpërmjet agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA.