Presidenti Rus Vladimir Putin ka deklaruar ditën e sotme në një konferencë për shtyp se sulmi me raketa ndaj kores së veriut është i mundshëm por që pasojat do jenë të paqarta pasi ende nuk dihen qëllimet që ka ky vend.
Ndër të tjera Putin iu kërkoi palëve të qetësoheshin dhe të gjejnë një mënyrë për dialogë balë për ballë.
"Të gjitha palët duhet të lehtësojnë retorikën dhe të gjejnë mënyra për dialogun ballë për ballë midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, si dhe midis Koresë së Veriut dhe vendeve të rajonit", tha ai. "Vetëm kjo do të ndihmonte në gjetjen e vendimeve të balancuara dhe të arsyeshme. Sidoqoftë, nuk është puna ime për të përcaktuar dhe vlerësuar politikat e presidentit të Shteteve të Bashkuara," deklaroi Putin.