INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Putin si vëllai i madh: Po të sulmoni serbët, keni sulmuar Rusinë

Putin si vëllai i madh: Po të sulmoni serbët, keni sulmuar Rusinë

Publikuar më: 12:44 19-01-2017

‘Ai që planifikon të sulmojë Serbinë dhe Republikën serbe duhet të dijë se kështu e ka sulmuar edhe Rusinë. Nuk është më viti 1995 apo 1999 dhe Rusia nuk do të lejojë asnjë agresion të ri ndaj serbëve. Beogradi dhe Banjalluka mund të llogarisin në përkrahje maksimale të Federatës Ruse’.

Kjo është porosia të cilën, sipas Pravda’s, presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi autoriteteve serbe pas problemit me tren në veri të Kosovës.

Porosinë e Putinit, kryeministrit serb Vuçiç, ia ka përcjellë shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov. Qëndrimi i liderit rus, i është përcjellë edhe Shqipërisë dhe Kroacisë.  

“Nuk ka më dilemë. Putin qëndron pas Serbisë dhe Republikës serbe”, thotë, sipas Pravda’s, diplomati perëndimor i cili ka insistuar në anonimitet.

Këto pohime i ka konfirmuar në mënyrë indirekte Sergej Lavrov, i cili ka deklaruar se forcat kosovare nuk duhet të jenë të pranishëm në veri të Kosovës.

“Menjëherë pas ngjarjeve me tren të shtunën e kaluar më thirri ministri i jashtëm Ivica Dacic. U pajtuam se me shkuarjen e forcave speciale në veri të Kosovës dhe me pengimin e lëvizjes së lirë janë shkelur disa marrëveshje nga Brukseli. Tensioni në Ballkan po rritet në mënyrë drastike dhe kjo nuk është aspak mirë. Shpresoj se të gjithë do të kuptojnë se nuk duhet të lejohet konflikti i armatosur. BE është e obliguar që të qetësojë situatën dhe të mundësojë zbatimin e marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, ka porositur Lavrov në  konferencën vjetore për medie./gazetametro.net

Article Logic
Execution time: 0.0021400451660156