Çdo anëtar një lule. Kështu ka vendosur dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë për të surprizuar Presidentin rus, Vladimir Putin në ditëlindjen e tij. Buqeta ka plot 450 trëndafila, aq sa anëtarë janë.
Putin mbush sot 64 vjeç.
“Le t’i dërgojmë atij buqetën me mirënjohje për punën e vështirë dhe me premtimin tonë që ne të gjithë do të punojnë me të për të mirën e Rusisë sonë të madhe”, tha deputetja ruse, Valentina Tereshkova e partisë në pushtet ”Rusia e Bashkuar” gjatë një fjalimi.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Interfax”, Kryetari i Dhomës së Ulët, Vjaçeslav Volodin pyeti nëse ndonjë nga ligjvënësit kishte kundërshtuar dhuratën, por askush nuk e kishte kundërshtuar.