Vladimir Putin nuk ndalet.
Së fundmi ka zhvilluar një tjetër test të avancuar të raketave ruse.
Pamjet e publikuar nga mediat ruse tregojnë “vrasësin e satelitëve”, që po zhvillohet me synimin e eliminimit të spiunëve të NATO-s në orbitë, shkruan Daily mail.
Ishte vetë ushtria ruse që e cilësoi satelitin vrasës ndërsa mund të kalojë përtej orbitës. Testi u krye në Kazakistan ndërsa zyrtarët shprehen se në ditët në vijim do të japine dhe më shumë detaje.
Ndërsa pak ditë më parë po Ministria e Mbrojtjes Ruse publikoi pamje teksa testonte një raketë ndërkontinentale e konsideruar nga NATO një satan i vërtetë.
Publikimi i pamjeve nga Rusia shihet edhe si një provë force teksa prej disa ditësh ka një tension në rritje mes Britanisë, vendeve të BE dhe SHBA pas vrasjes me anë të helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal.
Edhe shumë zyrtarë të Londrës duke parë edhe fuqinë që Moska prezanton herë pas here shprehen se Putin është gati për një luftë të Tretë Botërore.